Florind Belliu, 35 vjeç një aktor shqiptar ka hedhur bashkëshorten e tij, Ornela, 28 vjeçe nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej vitesh në New York. Më pas, i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.
Këtë mbrëmje, kur edhe e reja kishte ditëlindjen, mësohet se çifti janë konfliktuar dhe Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hequr nga ballkoni. E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e mitur të çiftit që jetonin me ta.
Më pas, kur ka kuptuar se çfarë ka bërë, aktori 35-vjeçar ka marrë vendimin të vetëflijohet duke u hedhur edhe vetë pas të shoqes. Ajo që e bën më të rëndë aktin është se 28-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tretë.
Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit shqiptar që ka sjellë ngjarjen tragjike