Aktori i njohur zbulon se asnjëherë nuk ka pasur kompjuter ose telefon celular

By

Christopher Walken konfirmoi një thashetheme për veten e tij që është përhaput vite me radhë.

Gjatë një interviste në The Late Show me Stephen Colbert, ai u pyet nëse është e vërtetë që ai ‘asnjëherë nuk ka pasur një kompjuter ose telefon celular’”.

Christopher, i cili në intervistë po paraqitej përmes platformës Zoom, u përgjigj: “Po, dikush duhej të vinte dhe ta rregullonte këtë, sepse

Unë nuk kam një telefon celular ose kompjuter”.

Ai shtoi se nuk është ‘moralisht, filozofikisht ose emocionalisht kundër tyre.. por që ishte shumë i vonshëm kundrejt tyre’.

“Kurrë nuk u përfshiva në këtë fushë, sepse do të ishte e çuditshme që ndonjë 10-vjeçar të ishte më i mirë se unë”.

Christopher është 77 vjeçar dhe karriera e tij zgjat shumë dekada. Ai fitoi çmimin Oscar më 1979 për punën e tij në filmin The Deer Hunter.

 

Artikuj të ngjashëm