Liev Schreiber dhe Taylor Neisen kanë njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tyre!
Ylli i Ray Donovan dhe ish gruaja e tij ndanë lajmin emocionues përmes mediave sociale të mërkurën, duke zbuluar se fëmija i tyre erdhi në jetë në fund të muajit të kaluar.
“Shumë e lumtur që Hazel Bee më në fund është këtu”, shkroi Schreiber në Instagram. Babai ndau dy imazhe të të porsalindures – e para ishte dora e saj e vogël dhe e dyta ishte këmba e saj e vogël.
“Ajo mbërriti herët në mëngjesin e 27 gushtit dhe që atëherë ka qenë një ëndërr çdo ditë,” shkroi Schreiber, duke etiketuar Neisen në postim.
View this post on Instagram
Aktori i nominuar për Emmy më pas dha një përditësim për gjendjen e tyre. “Mami dhe fëmija janë të dyja super të lumtura dhe të shëndetshme. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen”, përfundoi ai.