Aktori amerikan, Liev Schreiber, i është drejtuar gjyqit për akuzat lidhur me ngacmimin seksual që supozohet që ia bëri fotografit në setin fotografik Ray Donovan.
Aktori 50-vjeçar u paraqit të martën në seancën gjyqësore në Nyack të New Yorkut në të cilën hodhi poshtë akuzat.
“Unë kurrë nuk e kam prekur atë, kurrë nuk e kam prekur trupin e tij me trupin tim. Isha i inatosur, por kjo ishte ajo. Nuk kam asgjë për të thënë”, tha Liev për The Journal News në rrugën jashtë gjykatës, transmeton Klan Kosova.
Sherwood Martinelli, fotograf lokal që akuzoi Lievin për ngacmime, ishte jashtë ndërtesës dhe thuhet se bërtiti “gënjeshtar” derisa aktori hyri në veturë.