Ajo që bëjnë Greta e Eni Koçi, e bëjnë të gjitha motrat në shtëpi dhe është arsye për grindje!

By

Është njëra ndër luftërat më të mëdha brenda një familjeje: Kush i vesh rrobat e kujt dhe me leje apo pa?

Kjo grindje mes motrave, ka vjet e vjet që vazhdon thuajse në çdo shtëpi, dhe edhe ju vet vajza që po e lexoni tani këtë artikull, do e keni provuar në lëkurën tuaj.

Motra ua vesh rrobat pa ju pyetur fare, dhe bluza juaj e preferuar nuk është në dollap mu në ditën kur ju kishit planifikuar ta vishnit.

Por pse ndodh kjo?

Shpjegimin më të mirë e dha Eni Koçi, e cila ka një motër më të madhe, të famshmen Greta.

“Nuk është se nuk kam rroba për të veshur, por si më rrinë rrobat e motrës, nuk më rrijnë të askujt”, shkruan Eni, e cila sapo na e sqaroi se nga i vjen mania për t’i veshur gjërat e së motrës!

Artikuj të ngjashëm