Ajo ndau rrugët me On Records, por a është lodhur nga muzika Kida?

By

Kur nisi rrugëtimin në karrierën muzikore që do shndërrohej në sukses më vete rreth 2013-tës, Kida debutoi me kompaninë ‘On Records’.

Për vite të tëra rresht, këngëtarja bashkëpunoi me kompaninë duke sjellë shumë projekte të cilat rezultuan hite të pakontestueshme.

Për një gjë të tillë, këngëtarja e hitit ‘Tela’ foli për Artan Telakun në Prive me ç’rast shprehu mirënjohjen për vitet e kaluara duke na dëshmuar se ndarjet artistike mund të jenë të qeta dhe plotësisht korrekte, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim shpesh në diskografinë muzikore shqiptare.

Megjithatë, duhet të themi se përkundër ndryshimeve të fundit, gjërat në karrierën e Kidës kanë ecur vaj dhe lëvizjet nuk janë reflektuar në karrierë sepse hitet dominuese të verës si ‘Tela’ e ‘Deja vu’ nuk kanë munguar duke vulosur faktin që emri Kida është tashmë një brend i fortë që i reziston ndryshimeve e mbi të gjitha kohës.

Kida po ashtu tregon se nëse karriera e saj 10 vjeçare e ka lodhur.

“Nuk mund ta fus në mendje se jam lodhur, sepse është puna që e dua më së shumti dhe nuk do ta ndërroja me asgjë. Për këtë nuk mund të them se jam lodhur dhe po e lë. Nuk jam lodhur, ende nuk jam lodhur.” – përgjigjet Kida duke na lënë të kuptojmë se kjo është vetëm fillimi i saj.

Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Artikuj të ngjashëm