Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, gjithmonë është shquar për forma të ëprkruera fizike.
Përveç se që është një modele me shumë talent, Martini e dëshmoi se di të jetë edhe një aktore e mirë, në disa inserte filmike që publikoi me bashkëshortin e saj rumun Dragos Savulescu.
Martini para ca muajsh ka realizuar në Shtetet e Bashkuara një fotosesion me fotografin kosovar Artan Korenica, i cili ia ka arritur t’i nxjerrë në pah pjesët më të bukura të Anxhelës.
Ajo ka pozuar në një plazh e shtrirë në rërë, ndërsa sipër ka një pulovër në ngjyrë pasteli e ka lënë t’i shihen vetëm këmbët e tonifikuara. /Prive.al