Bashkëshorti i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli sot feston ditëlindjen.
Padyshim që kjo datë e veçantë e tij do të mbetet në kujtesë me urimin e bukur të Aidës.
Këngëtarja hyri në Instagram dhe zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar bashkëshortin.
Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj, Aida u shpreh:
“Urime ditëlindjen dashni. Allahu t’rujt e t’paqa pranë vetes ton jetën, u bashkofshim edhe në Ahiret inshallah”.
Ndryshe Aida Doçi muaj më parë ishte e ftuar në Prive, ku rrëfeu shumë gjëra që nuk i kishim dëgjuar nga ajo më parë. /Prive.al