Ka kohë prej momentit të fundit kur kemi dëgjuar për Agon Amigën.
Reperi i njohur nga Babastars në media kryesisht ka zënë vend për ngjarjen në jetën private, ndarjen, tradhëtinë e supozuar dhe përtej koncerteve me Getin, ai ka qëndruar në heshtje.
E duket se ka ardhur momenti i rikthimit të Amigës me një projekt që në stilin ‘alla-Blero’ po ngjall supozime se mund t’i dedikohet ish gruas së tij.
Në pak sekonda të ndarë nga traileri i këngës, shkruhet se është bazuar në një ngjarje të vërtetë.
Sekuencat e ndara e shfaqin Agonin dhe dy femra, njërën që e ka përkrah dhe tjetra që e vetme qan në shtrat, një skenë tipike tradhëtie e vuajtje.
Për të mos thënë gjëra duke u ngutur, mbetim të presim zhvillime tjera për të kuptuar nëse përshtypja që lind nga këta pak sekonda është e vërtetë apo realiteti qëndron krejtësisht diku tjetër. /PRIVE.AL/