Si një burrë romantik që është, ai di t’i bëjë ëndrrat e një gruaje realitet.
Këtë e ka specialitet këngëtari Blerim Muharremi, që e ka dëshmuar shpesh se është xhentil dhe shumë i kujdesshëm me gruan që e ka në krah.
Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara bashkë me të fejuarën, modelen Afrona Dika, Blero ka qenë i gatshëm që një ëndërr të sajën, ta përmbushë me lehtësinë më të madhe.
Dyshja që po kalon pushimet e fundvitit në SHBA, ka vizituar studion e fotografit Fadil Berisha, ku Afrona ka marrë dhuratë nga Blero si befasi, një set fotografik tek mjeshtri i kësaj pune.
Afrona e Blero kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, duke u ndjerë shumë të kënaqur që po punojnë më të mirin.
E krejt në fund, marrë parasysh mjshetërllëkun e Berishës dhe bukurinë e Afronës, fotosesioni do ketë dalë një mrekulli se s’bën! /Prive.al