Afër dhe larg: Shumë pranë njëra tjetrës por Elvana e Bleona nuk takohen (FOTO)

By

Për vite të tëra me pak interval kohor diferencë, Bleona Qereti dhe Elvana Gjata përbënin dy prej këngëtareve më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar.

Gjithçka mori kahje tjetër para disa vitesh kur Bleona, ia bëri ‘sefte’ duke vendosur të ndjekë ëndrrën amerikane.

Në tentim të kapjes së suksesit ndërkombëtar, edhe Elvana u zhvendos duke lënë në gjysmë karrierën në trojet shqiptare, për të punuar në një kapitull të ri ndërkombëtar.

E ndonëse nuk po i shohim ndonjëherë bashkë, Bleona dhe Elvana në Amerikën e madhe janë më afër se kurrë njëra-tjetrës.

Në dy postimet e fundit në dallim prej disa minutash, dy këngëtaret e mirënjohura shfaqen në zonën e WestLake Studios të Los Angeles teksa punojnë me producentë të ndryshëm në krijime muzikore respektive.

Duket se intenziteti i punës nuk po ndalet për dy bukuroshet shqiptare që po i mungojnë origjinës tash e një kohë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm