Adriana Matoshi: Do sakrifikoja edhe profesionin për t’i parë të tjerët mirë

By

Aktorja, Adriana Matoshi, deklaroi se kanë vendosur që të hyjë në politikë në mënyrë që artistët të kenë një zë.

Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ku ishte e ftuar, u shpreh se është e gatshme edhe që ta sakrifikojë profesionin e saj në rast se mund të kontribuojë për qytetarët e saj.

“Politikës i duhen njerëz edhe të artit, se kush më mirë se një artist mundet t’i përfaqësojë artistët dhe të komunikojë me ta për problemet e artistëve dhe unë jam një zë i fuqishëm i atyre artistëve që në këtë periudhë 20 vjeçare kanë ditur të tregojnë veten nëpër botë, neper festivale gjithandej”.

“Unë thjesht jam veç një zë i tyre, një vend ku mund të telefonojnë, ku dikush ia hap telefonin edhe i dëgjo dhe shkruan, si dhe ato procese t’i shtyjë përpara”.

“Kjo nuk do të thotë që s’do ketë pika tjera që mua më preokupojnë. Ka shumë gjëra që mund të ndikoj për të pasur zë, si te fëmijët, gratë, rinia, normalisht edhe te arti në përgjithësi”.

“Nuk është privilegj të jesh në politikë, por është përgjegjësi, se ne jemi shërbyes të popullit dhe kjo është përgjegjësi e madhe”.

“Shoqëria e rrethi im kanë menduar që jam duke bërë shaka sepse nuk i kam treguar askujt, se jam njeri i befasirave edhe kanë menduar ‘hajt se humor po bën’, derisa e kanë parë emrin në listën e kandidatëve për deputet”.

“Ka pasur mendime të tipit si ‘pse t’u deshtë ty me hy, je aktore e suksesshme e tash ke me e lon artin’, gjë që s’bëhet fjalë. Por, nëse e shoh që mund të kontribuoj shumë për njerëzit në vendin tim, ndoshta e kisha sakrifikuar edhe profesionin për t’i parë të tjerët mirë”.

Artikuj të ngjashëm