Kushdo që ndjek Adrian Gaxhën në rrjete sociale ka mundur ta vërejë tash e një kohë që ai është goxha i angazhuar në ngritjen e një biznesi të ri që nuk lidhet me muzikën.
Ai madje është shfaqur edhe në rolin e mjeshtrit duke mos përtuar që t’i hyjë punës edhe vetë.
E duket se përpjekjet janë finalizuar.
Këngëtari i njohur ka hapur një lokal në periferi të Shkupit në një prej qendrave tregtare.
Ky lokal i cili hapjen e ka pasur mbrëmë do jetë me koncept të përbashkët mes kafiterisë dhe restorantit dhe quhet ‘Cha-cha’.
Shumë suksese në këtë sipërmarrje të re me shpresën që muzika e mirë do jetë sërish prioritet për këngëtarin e njohur! /prive.al