Adis Patushi, ish-burri i Adrolës në lidhje me vajzën e ‘Përputhen’?

By

Antoneta Koçi, një prej vajzave të programit “Përputhen” që prej fillimit të programit është komentuar nga ndjekësit për një lidhje tjetër eventuale jashtë formatit.

 

View this post on Instagram

 

“Never give up. Today is hard, tomorrow will be worse, but the day after tomorrow will be sunshine.”🌞 @ediell_topchannel ora 15:30🖤

A post shared by Antoneta Koci (@antonetakoci) on

Deri tani, ajo është kursyer nga produksioni mirëpo sot, asaj iu shfaqën pamje ku shihet e afërt me një mashkull, për të cilin u tha se ka pasur një varg informacionesh për një lidhje të mundshme.

Në ekran, u fsheh fytyra e personit në fjalë mirëpo burimet e Prive.al kanë zbuluar se  bëhet fjalë për ish-burrin e Adrola Dushit, Adis Patushi.

Image result for adis patushi

Burime të ndryshme kanë rrëfyer se përtej programit, Adisi është i dashuri i Antonetës në jetën reale. Megjithatë, një gjë e tillë u mohua nga Antoneta në emision.

Me një dozë të dukshme tensioni, ajo sqaroi se personi në fjalë është mik i saj dhe daljet në klube të natës me të janë në kuadër të shoqërisë së gjerë që ka.

Duke i besuar versionit të dhënë nga bjondja bukuroshe, produksioni nuk vendosi ta largojë nga emisioni ndonëse dyshimi vetëm sa u shtua mes ndjekësve të cilët janë të bindur për lidhjen në jetën reale. Megjithatë një pyetje nuk ka përgjigje – cili mashkull (e sidomos shqiptar) do pranonte që e dashura e tij të merrte pjesë në formate të tilla? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm