Adhurues të “Elite” mblidhuni këtu për një lajm fantastik!

By

Studentët e Las Encinas po kthehen më shpejt se sa mendoni!

Netflix njoftoi se sezoni i pestë i dramës spanjolle të të rinjve Elite do të shfaqet premierë më 8 prill.

Një video prej 45 sekondash i publikuar u jep fansave një paraqitje të shkurtër të romancës, dramës dhe shthurjes që do të ndodhë në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i ardhshëm do të fillojë menjëherë pas vdekjes tragjike të Armando në finalen e sezonit të katërt. Sekretet nga festa e Vitit të Ri të Philippe dhe arratisja e Guzman do të sfidojnë marrëdhëniet midis Samuelit dhe Arit, ndërsa pjesa tjetër e personazheve duhet të përshtaten me rrethanat e reja dhe rrëfimet tronditëse në jetën e tyre.



Anëtarët e kastit të sezonit të katërt, Itzan Escamilla, Omar Ayuso, Claudia Salas, Georgina Amorós, Carla Diaz, Martina Carriddi, Manu Rios, Pol Granch dhe Diego Martin janë duke ripërsëritur rolet e tyre. Me ta janë edhe Valentina Zenere, André Lamoglia dhe Adam Nourou. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm