Adelina Tahiri nuk e merr të birin në pushime dhe për këtë ka një arsye

By

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri po bën pushimet nga edhe na ka sjellë shumë fotosesione të bukura.

Së fundmi, ajo po ashtu realizoi edhe një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.

Njëri nga ata e pyeti se a e ka të birin, Jonin me vete. Ajo përgjigjet jo, dhe thotë se i mungon shumë teksa zbulon se po qëndron që disa muaj në Greqi.

Pak të habitur nga përgjigja e saj, një pyetje tjetër ishte: “Si mundesh me nejt pa djalin për dy muaj?”

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”, përgjigjet ajo.

Më tej ajo vijon të shpjegojë edhe arsyen pse Joni në këtë moshë nuk është bashkë me mamin gjatë pushimeve.

“Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra  si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, sqaron këngëtarja duke theksuar se ai po qëndron me pjesën tjetër të familjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm