Adelina me fjalë të mëdha për Getin

By

Bashkë kanë mbi dy dekada në skenën muzikore shqiptare duke sjellur këngë që mbahen mend gjatë.

Adelina Ismaili dhe Getoar Selimi i përkasin grupit të artistëve që i kanë rezistuar kohës duke u pëlqyer nga fansat edhe në 2018-tën.

Indikator për këtë janë koncertet e vazhdueshme të përbashkëta.

Së fundmi, Geti dhe Adelina kanë qenë bashkë në Zvicër me ç’rast kanë pozuar për një fotografi, të ndarë në rrjete sociale nga Adelina, krah edhe Majkit.

Çfarë ka lënë përshtypje janë fjalët e mëdha të Adelinës për kolegun e saj, Getin.

‘’Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Si miqtë e vërtetë, klasi dhe të qenurit më i madhi në vend’ – shprehet Adelina në postimin e bërë.

Një bashkëpunim në ditët e sotme s’do ishte keq nga dyshja, apo jo?! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm