Adelina i habit të gjithë: Shfaqet pa grim e me stil të ri flokësh (FOTO)

By

Ndryshon shpesh e bën eksperimente me pamjen, por kësaj here vjen diçka ekstra ndryshe.

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, e ka çuar në tjetër nivel duke rregulluar flokët në stil ‘boho’, duke e mbushur tërë kokën me bishtaleca të vegjël tri fijesh.

Një imazh nga ky stil i ri e ka publikuar në Instagram, ku shfaqet edhe e pagrimuar, duke e dëshmuar se ka bukuri dhe natyrale, ku s’ka punuar asnjë brushë makijazhi.

Adelina zakonisht shfaqet tejet ekstravagante, me gjëra super të shtrenjta por në këtë fotografi duket tejet e thjeshtë.

Mirëpo, nëse bazohemi në harxhimet e saj, vlen të përmendet se vetëm për kripin e fundit i ka harxhuar rreth 25 mijë euro. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm