A po e paralajmëron Unikkatili kthimin me koncert në Prishtinë?

By

Kosova Fighting Series po rikthehet me një edicion të ri dhe do të zhvillohet nga 1 gushti në Klan Arena.

Në një mënyrë ose tjetrën pjesë e organizimit do të jetë edhe Unikkatil.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai tregoi se është shumë i gëzuar për këtë organizim dhe se do të ketë një surprizë të madhe që inkuadron edhe reperin.

“Ky sport më pëlqen shumë dhe Eventi mà i trentë këtë vjet organizohet prej Federatës MMA të Kosovës, @kosmmaf, dhe Kosova Fighting Series, @kfs_mma. Plus ka me pasë nji surprizë të madhe që kanë me e lajmërú së shpejti që më inkuadron edhe mú”, shkroi reperi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm