Mbrëmjen e sotme, në Top Channel nisi programi më i ri veror, ‘Top Talent’.
I konceptuar si cikël audicionesh të transformuara në shou, televizioni, dikur më i madhi në Shqipëri në këtë formë po rekruton staf të ri.
E nisja është bërë me një material nga viti 2006.
Atëbotë si 16 vjeç, prezantuesi i Pop Culture, Kelvi Kadilli synon t’i hyjë botës së televizionit por që merr një JO nga Top Channel.
Mbi një dekadë pas, ai është prezantuesi dhe anëtari i jurisë së spektaklit të talentëve të rinj, si shenjë që në ëndrra s’duhet dorëzuar kurrë. /Prive.al