A jeni gati? Sona, djali i Black Coffee hap verën në Zone Club!

By

SONA, djali i DJ-it dhe producentit të njohur Black Coffee, i cili është një yll në ngritje që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm brenda vetëm 12 muajve të dedikimit ndaj karrierës së tij muzikore është bërë shpejt një nga DJ-të më të kërkuar në mbarë botën.

E për të gjithë juve, SONA po vjen në Prishtinë, ai do zbarkojë për ta djegur ndejën këtë të shtunë më 22 qershor, ku tjetër, pos në Zonë Club!

Kjo mbrëmje parashihet të jetë e mbushur me tinguj elektronikë që do të rezonojnë në gjithsecilin që gjendet aty.

Tanimë i njohur për performancat e tij energjike që kanë elektrizuar skenat e festivaleve më të mëdha në botë dhe stilin unik që përzien ritmet elektronike me meloditë më tërheqëse, SONA është gati t’iu dhurojë një natë të paharrueshme.

Mos harroni, 22 qershor – Zone Club!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Z⭕️NE CLUB (@zoneclub)

Artikuj të ngjashëm