A janë në lidhje Blunt & Real?! (Video)

By

Të hënën dyshja Blunt e Real 1 lançuan projektin e tyre mjaft të pëlqyer ‘Xhinset’. Në intervistën për Prive artistët thanë që kjo këngë është bërë për femrat dhe si titull është mjaft i kapshëm pasiqë xhinset janë garderoba më e shpeshtë në dollape.

Pavarësisht që kanë shumë këngë për femra, akoma nuk ka ndonjë që i ndërron statusin atyre. Blunt e Real u shprehën se janë single por që pranë kanë shumë femra.

Përpos muzikës e jetës private, dyshja në Prive shpalosën edhe një pasion tjetër që kanë. Ka kohë që të dy janë të dhënë pas sportit të tenisit dhe sa herë kanë kohë e praktikojnë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm