Miranda, bashkëshortja e reperit Lumi B nuk i ka qejf shumë intervistat.
Por, pavarësisht daljeve të rralla (për të mos thënë të numëruara në gishta) në ekran, ajo është shumë e njohur, mes tjerash falë interaksionit në rrjete sociale.
View this post on Instagram
Në sesionet pyetje – përgjigje të cilat i ka të shpeshta ajo është pyetur mbi një thashethem që po qarkullon mbi një shtatzëni.
“A je shtatzënë” – ka qenë pyetja që ka marrë përgjigje të menjëhershme nga Miranda e cila është përgjigjur se vet nuk po e di këtë lajm.
View this post on Instagram
Jo rastësisht jetojmë në kohë unike, ku lajmi ‘dihet’ pa e ditur vetë protagonisti i tij. /Prive.al