A është kjo arsyeja pse Kim Kardashian bleu shtëpi për 70 milionë dollarë?

By

Kim Kardashian ka pësuar një ndarje të dhimbshme me ish-bashkëshortin Kanye West.

Muajt e fundit asaj i është dashur të vuajë pasojat e tradhtisë së tij dhe tani ajo ka filluar të bëhet edhe një herë Kim që të gjithë e njihnim.

Biznesmenja ka blerë një rezidencë buzë plazhit në Malibu, me vlerë gati 100 milionë dollarë, por që më në fund ka mundur ta blejë për vetëm 70 milionë dollarë.

Prona më parë i përkiste supermodeles Cindy Crawford dhe ndodhet në breg të detit me katër dhoma gjumi, pesë banja, një palestër, një fushë tenisi dhe një pishinë, të gjitha të vendosura mbi 697 metra katrorë.

Rezidenca gëzon një privatësi të madhe pasi ndodhet në fund të një rruge të gjatë me makinë dhe mezi shihet nga rruga pasi është e rrethuar nga gardhe.

Megjithatë, edhe pse Kim e ka blerë këtë rezidencë të re, ajo nuk e ka shitur rezidencën e saj Hidden Hills.

Një burim pranë rrethit të motrave Kardashian ka treguar për People se është vetëm një shtëpi plazhi dhe se në asnjë mënyrë ajo nuk e shet shtëpinë që ka tani.

Arsyeja kryesore pse amerikanja ka blerë këtë pallat të ri është për shkak të ish të dashurit të saj Kanye West.

Reperi bleu një shtëpi pranë Kim-it dhe modelja donte të distancohej prej tij duke blerë një shtëpi tjetër ku mund të shkonte dhe të kishte një privatësi më të madhe.

“Shtëpia e Kanye është shumë afër dhe kjo është një mënyrë tjetër që ajo të ketë pavarësinë e saj”, konfirmoi burimi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm