Këngëtari Art Abazi ishte protagonist i radhës në intervistën ’60 sekonda’ të Prive-së. Si moment të sikletshëm zgjedh kur është në qendër të vëmendjes e teksa me sy nuk e sheh dot miun.
Abazi mesa duket nuk është i kënaqur nga estrada jonë pasiqë do të ndërronte 95% e saj, në të njëjtin kontekst shprehet se muzika më shumë shikohet sesa dëgjohet.
“Ma ka ndrru gjyshi kodin” është përgjigja e këngëtarit në pyetjen se a shikon filma pornografikë e ndërsa për marrëdhënie në treshe shprehet kundër.
Përgjigja e cila u cenzurua në transmetim është ajo se a xhiron veten gjatë marrëdhënies seksuale. Përgjigja e Art Abazit është në videon e mëposhtme.