A e ka bërë gjoksin Jehona, motra e Afërdita Dreshajt?

By

Motra e modeles Afërdita Dreshaj, Jehona është një personazh goxha i ndjekur në rrjete sociale.

View this post on Instagram

A post shared by Jehona Dreshaj (@jehonadreshaj_)

Janë afro 200,000 njerëz në profilin e saj në Instagram që kurreshtjen për shumë gjëra e kanë të panumërt.

Së fundmi, dikush nga ndjekësit ka pikasur ndryshime në linjat trupore të Jehonës duke bërë që të dyshohet për një intervenim.

“A ke bërë ngritje gjoksi apo reduktim” – ka qenë pyetja e cila mesa duket nuk është e vetmja.

“Po i përgjigjem kësaj sepse marr shumë pyetje dhe e di vështirësinë. Jo, nuk kam kaluar asnjëherë në brisk, reduktim apo ngritje e gjoksit. Vetëm kam humbur pak dhjam” – është shprehur Jehona duke shuar kurreshtjen e ndjekësve.

Dreshaj, momentalisht është në Miami pas disa javëve me punë në Londër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm