Në disa vende thuajse është zakon që në kafene e restorante të ndahet një shumë e caktuar e parave si bakshish, për kamarierët dhe punonjësit e tjerë, për mikpritjen dhe shërbimin e mirë.
Diku praktikohet më shumë e diku më pak.
Agjencia e Statistikave në Britani të Madhe YouGov, e ka realizuar një anketë në gjashtë shtete të Evropës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Britani, shkruan The Guardianpërcjell Klankosova.tv
Sondazhi i realizuar tregoi se gjermanët janë populli më dorëlëshuar ndërkaq më së paku italianët.
Sipas kësaj ankete, 72 për qind e gjermanëve thanë se zakonisht japin bakshish në një restorant.
Pak më pak se 72 për qind e amerikanëve thanë se lënë baksishe në restorante.
Rreth 55 për qind të britanikëve, 46 për qind të spanjollëve dhe 34 për qind të francezëve deklaruan se i shpërblejnë kamerierët.
Në Suedi, ku përgjithësisht nuk pritet bakshish në restorante, 31 për qind e të anketuarve thanë se japin bakshish.
Në Itali, 25 për qind e anketuesve dekl