A do ndërrojë zhanër reperi i famshëm?

By

Reperi kosovar 2Ton, është ndër të parët reperë që ka filluar edhe të këndojë.

Krahas repturave, ai po vazhdon të performojë edhe këngë ritmike, siç është kënga e fundit “Urime”.

Në një intervistë për emisionin Prive këtë javë, ai ka thënë se tash për tash repi ka ndryshuar nga ai klasik, dhe se nuk funksionon nëse sjellë një këngë që përmban vetëm vargje repi.

Ai nuk e ka mohuar që të ndërrojë zhanër, ngase sipas tij, këto këngë që po i sjellë pranohen më lehtë nga masa. /Prive.al

Ndiqeni të plotë intervistën:

 

Artikuj të ngjashëm