Duhet të keni shumë kujdes që të mos blini produkte grimi fals!

By

Si një konsumator, nuk ka asgjë si të mbash duart mbi produktin e ri të bukurisë, për të cilin ke qenë i fiksuar – sidomos ato blerje bukurie që kushtuan pak më shumë.

Ka edhe shumë prej jush që në pamundësi që të blini produktin origjinal blini një produkt që është imitim i tij – dhe aty bëni gabimin më të madh në lidhje më shëndetin tuaj.

Grimet fals mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Në vitin 2018, oficerët të departamentit të policisë në Los Angeles kapën 700,000 dollarë kozmetikë të falsifikuar – përfshirë imitime të Kylie Cosmetics, Urban dhe MAC.

Image result for makeup original vs fake

Kur testuan produktet, zyrtarët zbuluan se ato përmbajnë nivele të larta të baktereve dhe jashtëqitjeve. “Fatkeqësisht, produktet e falsifikuara që fillojnë nga kujdesi për lëkurë dhe grim, nuk janë të rralla. Ato shpesh bëhen në ambiente jo sanitare dhe ato mund të jenë të kontaminuara me nivele të larta të baktereve, jashtëqitje, urinë, dhe madje edhe kimikate të rrezikshme, përfshirë arsenikun, ”thotë Shari Marchbein, MD, një dermatolog i certifikuar nga bordi dhe asistent profesor klinik në Universitetin e Neë York . (Edhe falsifikimet që nuk janë kontaminuar janë problematike, shton ajo, shpesh përmbajnë përbërës të ndryshëm si plumb i cili ka pasoja të tmerrshmë për shëndet.)

Image result for makeup original vs fake

E gjithë kjo është një recetë për acarim dhe infeksion të lëkurës. Përdorimi i grimit fals mund të çojë në gjithçka, nga “reagimet e buta të tilla si acarim, reaksione alergjike dhe skuqje, deri te infeksione më të rënda, ënjtje, fshikëza, djegie dhe madje edhe shpërfytyrim të përhershëm”, thotë Marchbein.

Image result for makeup original vs fake

 

Artikuj të ngjashëm