Logo e ‘Shtëpisë së Bardhë’ në facebook ka marrë ngjyrat e ylberit. E gjitha kjo për të simbolizuar ngjarjen e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky institucion amerikan ka legalizuar martesën mes çifteve të gjinisë së njëjtë në gjithë kontinentin pa dallim vendi.
Ky vendim është përkrahur edhe nga shqiptarët.
Rita Ora në llogarinë e saj ka publikuar flamurin e LGBT me shkrimin ‘Dashuria fiton mbi gjithçka’.
https://instagram.com/p/4ZW2J1xs3f
Eliza Dushku shfaqet më e emocionuar në postimin e bërë ka thënë: ‘Dashuria triumfon. Jam e gjitha e rënqethur dhe kam ‘flutura në bark’. Dushku njihet si një përkrahëse e këtij komuniteti.
Edhe Bleona Qereti nuk ka lënë pa komentuar ngjarjen e ditës së premte. Ajo ka shkruar se ‘Jeta nuk meriton të jetohet në fshehtësi”.
https://instagram.com/p/4ZxXmfgIPp
Era Istrefi ka shpërndarë një fotografi me tekstin “Dashuria fiton”.
https://instagram.com/p/4Zv-vyKfMf
Ndërsa Tuna ka shkruar “Dashuria është dashuri dhe vetëm ajo ka rëndësi”.
Edhe emra të tjerë të skenës kanë reaguar për këtë vendim të Shtëpisë së Bardhë në Amerikë./Prive.al