Sunny Hill Festival – Këta janë artistët pjesëmarrës (FOTO)

By

Nesër duke filluar nga ora 12:00 do të hapen portat e njërit prej festivaleve më të mëdha të organizuar në Kosovë.

Sunny Hill Festival i cili organizohet për të dytën herë me radhë e vendosë Kosovën në mesin e shteteve kulturore dhe kështu tërheqë artistë dhe artdashës nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë vitit të kaluar më shumë se 50 mijë njerëz “pushtuan” Parkun e Gërmisë në Prishtinë për t’i dëgjuar artistët me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Gashi, Action Bronson, Martin Garrix dhe të tjerë.

Artistët me famë ndërkombëtare nuk do të mungojnë as sivjet në skenën e këtij festivali. Ndër tre artistët ekskluziv që pritet të performojnë më 2, 3 dhe 4 gusht janë: Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris.

Më poshtë mund t’i gjeni të renditur emrat e artistëve pjesëmarrës.

Ndërsa për t’u njoftuar rreth rregullave që duhet t’i ndiqni për Sunny Hill Festival, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm