Reperja e famshme shqiptare, Tayna, është bërë imazh i brendit më të njohur të kafesë në vend – Prince Instant, njofton Klan Kosova.
Artistja ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe gjatë kësaj periudhe do të xhirohen rreth tetë reklama.
Urim Kasabaqi nga kompania Devolli tha se do të ketë shumë risi dhe gjithçka do të jetë më ndryshe.
Përveç kësaj, nesër në Prishtinë në sheshin Zahir Pajazati me fillim nga ora 17:00 do të mbahet koncerti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë, ku do të performojë Tayna.
Tayna ka shprehur mirënjohje që kompania Devolli e zgjodhi atë si imazh dhe e falënderoi për bashkëpunimin./klankosova.tv/.