Pa dyshim, trendi dominant i këtij viti në modën e burrave dhe të grave janë ngjyrat fluroshente.
I kemi parë ngado e kompanitë e mëdha të veshjeve i integruan në dizajnet e tyre këto ngjyra të cilat janë tipike verore.
Nuk është se në vitet e kaluara s’e kemi pasur prezente, megjithatë këtë vit kulmuan.
Madje këtë na e dëshmojnë edhe dy djemtë me super stil të skenës publike shqiptare.
Alaudin Hamiti, i cili ka një stil tejet urban dhe pëlqen të eksperimentojë me veshje, duke sfiduar kornizat tradicionale të modës.
Derisa Sahiti, është njeriu që ka veshur më shumë se gjysmën e yjeve shqiptarë, e tani përveç linjës Haute Couture për gra, ka edhe atë të burrave.
Dyshja që në përditshmëri janë edhe miq, sot publikuan një fotografi të përbashkët me detaje neoni, të cilat i kishin inkuadruar në mënyrë shumë elegante në veshjet e tyre.
Dini mbanë një palë çorape fluroshente me çizmet e tija të modelit military nga Moschino, përderisa një detaj neoni shohim në atletet e Sahitit. /Prive.al