“Me shqiptarët s’ka” – Mozzik publikon këngën e re (VIDEO)

By

Reperi i famshëm shqiptar Mozzik, e ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me një tjetër reper shqiptar, megjithatë jo një emër shumë të njohur për publikun.

Mozzik dhe Dardan, lansuan këngën “A Milly”, me një tekst që i flet pasurisë ndërsa klipi është tejet luksoz, me vetura të shtrenjta dhe veshje po ashtu nga markat e njohura botërore.

Kënga e Mozzik, është e para që reperi publikon pas skandalit mediatik me bashkëshorten e tij Loredana Zefin, e cila po hetohet për mashtrim e zhvatje të një çifti zviceran, pasi po pretendohet se ajo ua mori 700 mijë euro, duke gënjyer.

Mozzik madje ka dhënë një sqarim se pse kënga u publikua menjëherë pasi gjyshi i Loredanës ndërroi jetë ditë më parë, duke thënë se partnerët e tij gjermanë kanë vendosur ta lansojnë këngën në këtë kohë dhe jo të presin derisa në familjen Zefi gjërat të jenë më të qeta pas humbjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm