Jada Pinkett-Smith ka folur haptas për një marrëdhënie jo shumë të mirë në raport me pornografinë.
Aktorja 47 vjeçare ka thënë se në të kaluarën ka pasë pak varësi nga pornografia.
“Unë nuk isha në lidhje dashurie kur kisha varësi nga pornografia”, ka thënë ajo në talkshoun e saj në Facebook, “Red Table Talk”.
Madje, bashkë me të ishin edhe vajza e saj Willow Smith dhe nëna Adrienne Banfield-Jones.
“Tani, mund të them se nuk kisha marrëdhënie të mirë me pornografinë në një moment të jetës time”, ka thënë tutje ajo.
Pinkett-Smith, e cila është e martuar me aktorin Will Smith për gati 22 vjet, ka thënë se ajo ndoshta ishte e varur nga pornografia sepse ndihej ‘shumë e zbrazët’ duke shtuar se pornografia i jepte asaj ‘pritje të rreme’ kur vinte puna te lidhjet e dashurisë.
Në një episod më shumë se 20 minutëshe, Pinkett-Smith dhe familja e saj kanë diskutuar se si ekziston një stigmë rreth pornografisë, por edhe se si varësia ndaj saj mund ta shkatërrojë karrierën dhe jetën e njerëzve.