Rikthimi i saj në skenën muzikore shqiptare pas një pauze prej një viti e gjysmë, ishte më se i bujshëm.
Këngëtarja e shënoi rikthimin me këngën “Chonga” e me intervistë në Prive, ndërsa më pas bashkë me reperin Seven Saraçi lansoi këngën “Maria”.
Por kjo s’është e tëra nga Tuna për këtë vit!
Ajo ka nisur punën për të realizuar këngë në formatin akustik, disa të përpunuara e disa të krijuara enkas për këtë album.
Secila këngë do të jetë e shoqëruar me klip të veçantë e siç merr vesh Prive, do jenë show më vete. /Prive.al