Në një lojë mjaft interesante dhe dinamike u ndodh këngëtarja Fjolla Morina në emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel.
Këngëtarja e famshme u desh të përballej me ca emra kolegesh e me ca pyetje rreth tyre, dhe cilëndo që do e zgjidhte, ajo duhej ta gjuante me “paint ball”.
“Cila është këngëtarja që bën më së miri muzikë”, e pyeti Flori Binaj Fjollën.
Derisa ajo e gjuajti Enca Haxhian, duke lënë prapa saj Tunën, Nora Istrefin, Ciljeta Xhilagën, Afërdita Dreshajn, Kidën e të tjera…