Fotografi romantike me të dashurin dhe ja çfarë i thotë i famshmi Sam Smith Dua Lipës (FOTO)

By

E dashuruar deri në vesh, këngëtarja Dua Lipa nuk lë ditë pa publikuar imazhe me të dashurin e saj.

Isaac Careë, me të cilin Lipa është në lidhje prej kohësh, e shoqëron këngëtaren shpesh në koncertet e saja anë e mbanë botës dhe në plot mbrëmje ceremoniale në të cilat Lipa shkon.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një seri imazhesh nga një kabinë fotografish me Careë, duke u puthur e duke e përqafuar atë.

Dhe është një koleg i saji ai që papritur ka komentuar në fotografinë e këngëtares së famshme.

“Oh ju të dy”, ka shkruar i famshmi Sam Smith si koment në fotografinë e Dua Lipës bashkë me Isaac.

Lipa dhe Isaac e rikthyen lidhjen e tyre pasi vitin e kaluar u ndanë, e Dua u lidh me muzikantin Paul Klein.

Dyshja këtë vit ishin në Kosovë bashkë, e edhe para dy vitesh në koncertin e Duas në Sunny Hill, Isaac po e shoqëronte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm