Muajt e shtatzënisë që prej filleve të para, modelja shqiptare Emina Cunmulaj i ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale.
Gjitha emocionet, problemet, bukuritë e pritjes së ëmbël janë përjetuar pothuajse barabart edhe nga ndjekësit e shumtë.
Por, një fotografi e Eminas ditën e sotme i ka bërë konfuzë të gjithë.
Në të, barku i modeles që është në pritjen e ëmbël nuk vërehet fare, me Ellan në krah teksa bashkë gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare, në këtë rast lakëror.
Kjo ka bërë që shumë ndjekës të pyesin mbi barkun e Eminas i cili në fakt ende s’ka ndryshuar.
Ka qenë thjesht këndi i fotos që ka shkaktuar këtë konfuzion meqenëse nga kënde të tjera në InstaStory, Emina vazhdon të vërehet se është pak ditë para lindjes. /Prive.al