Dua Lipa zëri i ri i filmit James Bond? Konkurron me Adele e Beyonce

By

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, po përflitet të jetë zëri i ri që do incizojë muzikën filmike për serinë e re të filmit James Bond.

Kanë kaluar më suhmë se 1 vit që nga shpërthimi ndërkombëtar i këngëtares dhe së fundmi, ajo është cilësuar si këngëtarja femër më e suksesshme e vitit.

Videoja e saj e këngës “New Rules”, është shikuar më shumë se 1 miliard herë në Youtube.

Në mediat britanike, ka raportime se Dua po e kryeson listën e këngëtarëve si Adele, Jessie J e Ed Sheeran, për ta marrë të drejtën të jetë e përfshirë në kolonën zanore të filmit për agjentin 007.

Sidoqoftë, Ed Sheeran ka thënë se e ka tashmë të gatshme këngën e filmit, ndërsa në seritë e kaluara të James Bond, kanë kënduar zëra si Sam Smith, Adele, Jack White e Alicia Keys.

E përveç kësaj, është raportuar se edhe Beyonce mund të jetë e përfshirë në bisedime për të qenë zëri i këngës. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm