Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa ishte sonte i ftuar në NIN të Klan Kosova.
Njeriu pas ngjitjes drejt majave botërore të këngëtares me origjinë rrëfeu mbi rrugëtimin e këngëtars, fituese të dy çmimeve në Brit Aëards.
Por, Dukagjin Lipa shpalosi ekskluzivisht detaje edhe mbi rikthimin e Duas në Prishtinë.
Këtë vit, këngëtarja do jetë prezente në Prishtinë në festivalin ‘Sunny Hill’ që do jetë i një dimensioni krejtësisht tjetër nga ai i para dy viteve.
Festivali do zgjatë tre netë, ku në të dytën është konfirmuar ardhja e Action Bronson teksa një tjetër yll botëror është në finalizim të marrëveshjes për të ardhur.
Fjala është për DJ-in më të mirë, Martin Garrix i cili do të performojë në natën e tretë të ‘SunnyHill Festival’.
25 përqind e fitimeve nga shitja e biletave do shkojnë kësaj rradhe për qendrën e artistëve, të paraparë për t’u ndërtuar në kryeqytet. /Prive.al