Jay Z hapet e flet: E pranon se e ka tradhtuar Beyonce, gruan më të dëshiruar në botë!

By

Njeriu që mbahet për njërin ndër reperët më të famshëm dhe më të fuqishëm në botë, Jay Z, më në fund e ka pranuar se e ka tradhtuar gruan e tij, këngëtaren Beyonce, gjatë një interviste për jetën e tij.

Reperi më në fund u ka dhënë ëprgjigjje spekulime për tradhti bashkëshortore, duke e pohuar një gjë të tillë. Dhe po, ai ka qenë i pabesë ndaj gruas më të dëshiruar në botë.

Ai ka thënë për revistën New York Times, se që kur ishte fëmijë kishte filluar të ndërtonte mure rreth ndjenjave, dhe kjo e ka quar edhe drejt pabesisë.

“Gjëja më e vështirë është të shohësh në fytyrën e dikujt dhimbjen që ti e ke shkaktuar, dhe më pas të duhet të merresh me veten”, ka thënë ai.

Çifti ka dhënë shenja për këtë përjetim në muzikën e tyre.

“Të duhet të mbijetosh”, ka thënë ai. “Kështu që, e aktivizon instiktin e mbijetesës, dhe kur bëhesh ashtu çfarë ndodh? Ti i fik të gjitha emocionet”.

Jay Z and Beyonce

“Dhe edhe me gratë, ti i fik, i largon emocionet, dhe kështu s’mund të lidhesh. Në rastin tim për shembull, kjo është e thellë. Dhe nga aty ndodhin të gjitha, ndodh PABESIA”.

Ai thotë se ata edhe mund të ishin divorcuar, mirëpo ai ka shkuar përmes një terapie, e cila i ka ndihmuar që t’i tejkalojë ato përjetime.

“Ju e dini, shumica e njerëzve largohen dhe rata e divorcit është diku mbi 50%”.

Në vitin 2013, mediat u pushtuan nga thashethemet se reperi e kishte tradhtuar gruan dhe më pas ndodhi skena në ashensor me kunatën e tij Solange Knowles, e cila e sulmoi reperin fizikisht, përderisa Beyonce rrinte e heshtur.

Jay Z, Beyonce and their daughter Blue Ivy

“Ne e kemi shfrytëzuar artin tonë si sesion terapie. Filluam të bënim muzikë bashkë”.

Jay Z nuk ka folur vetëm për martesën e tij, por edhe për lidhjen me reperin Kanye West.

“Kam folur me Kanyen dje, vetëm që t’i thosha që ai është si vëllai im. E dua Kanyen. Është një lidhje e komplikuar në mes nesh, por e dua.

Ai e ka pranuar se mes dy reperëve, raporti s’ka qenë gjithnjë i thjeshtë. /Prive.al

Kanye West and Jay Z

Artikuj të ngjashëm