Në një pushim që u duk vetëm si i rradhës në vazhdën e një tradite që kanë çifti Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, futbollisti bëri hapin e madh.
Ai i propozoi vajzës që i ka vjedhur zemrën tash e disa vite duke e befasuar bukuroshen e cila një gjë të tillë nuk e priste.
Për këtë moment, Graniti ishte përgatitur në çdo detaj.
Nga darka, dekori romantik dhe çasti i propozimit, gjërat ishin në vendin e duhur.
E vëmendje e madhe pa dyshim se i është kushtuar edhe unazave të cilat definitivisht janë të veçanta dhe më ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim.
Përtej dallimeve mes dy gjinive, çifti duken që nuk do ‘ndahen’ as në këtë pjesë duke pasur dizajnin, formën dhe ngjyrën e njejtë të unazës e cila do shërbejë si kujtim për një jetë të tërë. /Prive.al/