Ja çka ju ndodhi sot dy motrave të Aida Doçit

By

Vetë ka arritur të bëhet një emër i njohur e shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare viteve të fundit por në këtë rrugë prapa nuk i mbesin as motrat.

Fjala është për këngëtaren Aida Doçi e cila prin me projekte muzikore në familje por falë talentit edhe motrat, Venesa dhe Argjenda kanë arritur të fitojnë vëmendje.

E kjo sipas të gjitha gjasave i ka penguar dikujt që në mënyrë të organizuar ka thyer llogaritë e dy vajzave në Instagram, duke i lënë ato përkohësisht pa profil personal.

Mbi sulmin kibernetik, ka njoftuar vetë Aida e cila në postimin e bërë shprehet se shumë shpejt do të njoftohen mbi profilet e reja, që zëvëndosojë ato me mbi 40.000 ndjekës.

Profilet shkojnë e vinë, e rëndësishme është që motrat të jenë mirë e të vazhdojnë rrugën e tyre! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm