Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj festoi mbrëmë ditëlindjen.
I lindur më 1978, Dauti mbushi plot 39 vite jetë, të mbushura me eksperienca e përvoja nga më të ndryshmet, që prej luftës çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit e deri tek aktiviteti politik i ditëve të sotme.
Në këtë ditë të veçantë, të shumta ishin urimet që e përcollën Haradinajn gjatë gjithë ditës.
Përpos ditëlindjes, për familjen e tij sot përkon të jetë një ditë mjaft e rëndësishme edhe për një aspekt tjetër.
Dita e 6 prillit shënon edhe ditën e seancës për Ramush Haradinaj i cili ka kohë që po mbahet në Francë.
Nëse gjithçka do të ecë sipas pritshmërive ky fakt veçse do t’i shtojë edhe më tepër hijeshinë festës në familjen Haradinaj.
Edhe 100! /Prive.al/