Publikohet video: Kështu u ‘çart’ Bebe Rexha në koncert

By

Mediat amerikane trajtuan sot gjerë e gjatë nervozizmin e Bebe Rexhës në koncert ku me tone të ashpëra ofendon Presidentin amerikan Donald J. Trump.

Por, për t’i dhënë vulën, ka qenë vetë Bebe ajo që ka publikuar videon e momentit kur shan Trumpin nën një përshkrim që rrëfen historinë e saj.

‘Unë jam  vajza e një emigranti. Unë nuk do isha këtu po të mos ishte për babain tim që erdhi nga Amerika në Shqipëri. Kjo është shtëpia e të lirëve. Ndal shkatërrimit të ëndrrës amerikanë’ – deklaron Bebe në videon e shpërndarë. 

Ndaj këtij postimi kanë reaguar shumë fansa të cilët të ndarë në dy tabore, kanë qenë në krah apo kundër shqiptares por një tjetër emër i suksesshëm ka marrë vëmendjen.

Mario, grimeri shqiptar i Kim Kardashian e ka komentuar shkurt ‘çartjen’ e Bebës duke shkruar: ‘Kuku’. Nuk dihet se për çfarë e ka pasur këtë ‘kukatje’ Dedivanoviq. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm