Udhëtimet e shpeshta me Jakub Kindl, të dashurin çek janë ajo që shohim në shumicën e rasteve nga Afërdita Dreshaj në rrjete sociale, por në momente të caktuara duket se bukuroshja nuk rezervohet edhe në detaje të tjera.
Për ndjekësit e saj në Snapchat, këngëtarja ka ndarë një tjetër pjesë nga privatja.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zbuluar një pjesë nga shtëpia e saj përtej oqeanit që duket të jetë shumë luksoze dhe me një pamje mahnitëse.
Krahas shtëpisë së familjes, jo rrallë Afërdita zhvendoset edhe tek villa e të dashurit i cili nga aspekti financiar qëndron gjithashtu shumë mirë. /Prive.al/