Kë i mori Blero – Gencit?!

By

Ndër vite, këngëtari Genc Prelvukaj krahas vetës, kohë e mund i ka kushtuar edhe ndërtimit të karrierës për shumë emra që sot janë ndër më të rëndësishmit në estradën muzikore shqiptare.

Më pas, me themelimin e Blackfish Entertainment, gjërat morrën një trajtë edhe më serioze me menaxhimin direkt të artistëve.

Pjesë e familjes së BlackFish Ent. së fundmi ishte edhe këngëtarja e re, Tringa Kay e cila debutoi në një projekt me reperin Fajt.

Por, befasishëm, projekti i ri i këngëtares erdhi nga shtëpia muzikore e Blero Muharremi nën logon e ‘Mishmash Entertainment’.

Ndonëse mund të krijohet përshtypja se Blero i ka ‘marrë’ artisten Gencin, një ‘tranzicion’ i tillë është bërë krejt paqësisht.

Si e ftuar në hejWazzup për promovimin e këngës së re, Tringa tregoi se ka qenë vetë Genci ai që e ka drejtuar tek Blero artisten shkaku i kohës së limituar.

‘Me Gencin jemi si vëlla e motër. Hala vazhdoj me pytë për secilin detaj’ – deklaroi Tringa në hejWazzup! me Enurin dhe Ernën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm